Ç'do të thotë kjo?
NJË STUDIM I PUBLIKUAR NË “NEUROSCIENCE AND BIOBEHAVIORAL REVIEËS’, TREGON SE ALKOOLI DHE OKSITOCINA (HORMONI I DASHURISË) KANË EFEKTE POTHUAJSE TË NGJASHME NË TRU.
Dr. Ian Mitchell dhe kolegët nga Shkolla e Psikologjisë, Universiteti i Birmingham (UK), krahasuan efektet neurologjike të një personi të varur nga alkooli dhe një doze oksitocine. Ata gjetën se dy komponimet kishin një efekt të ngjashëm magjepsës.
“Dy substancat duken se kapin receptorë të ndryshëm në tru, por veprojnë në mënyrë të ngjashme në receptorët GABA [një neurotransmetues frenues]. Këto qarqe nervore kontrollojnë mënyrën se si ne e perceptojmë ankthin dhe stresin në situata sociale (për shembull, gjatë një interviste për punë, ose kur ne i kërkojmë dikujt për të dalë, por që nuk e njohim. Alkooli dhe oksitocina mund të ndihmojnë që këto situata të duken më pak e frikshme”, thonë studiuesit.
Në të njëjtën kohë, këto dy substanca mund të shkaktojnë situata të rrezikshme shoqërore. Hulumtimi gjeti se efektet negative të oksitocinës dhe alkoolit ishin gjithashtu të njëjta. Të dy komponimet mund t’i bëjë njerëzit më agresivë, më mendjemadh, më shumë ziliqar dhe më pak social. Duke penguar aftësinë tonë për të kuptuar frikën dhe ankthin, ato gjithashtu mund të na vënë në rrezik.