Pas 10 vjetësh më në fund në Shqipëri është kryer një studimi demografik dhe shëndetësor me të dhëna të plota kombëtare. Nga të dhënat rezultoi se Shqipëria ka bërë progres në lidhje me shërbimet shëndetësore për gratë shtatzëna, ndërsa një e metë që duhet të merret në konsideratë nga zyrtarët është që në zona të thella të vendi ka ende probleme në lidhje me planifikimin familjar. Shefja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për Shqipërinë dhe Moldavinë, Rita Columbia dha disa rekomandime.
Gjatë prezantimit të studimit foli dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian Williams që tha se qeveria duhet që të mos mjaftohet me shifrat, por bazuar në këto të dhëna të veprojë dhe të marrë masa.
“Studimi Demografik dhe Shëndetësor është një mjet kyç për krijimin e një baze të dhënash për të monitoruar progresin e bërë në arritjen e objektivave kombëtare, përfshirë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe integrimin në Bashkimin Europian. Për shëndetësinë dhe çështjet gjinore vërehet se ka barazi, por burimet e pakta duhet t’i përdorni me eficensë,” tha Williams.
Një tjetër pikë e fortë e studimit është dhuna ndaj grave, pasi 3% e atyre të martuara kanë raportuar se dhunohen. Po gjithësesi ka dhe shumë raste që mbeten pa u raportuar, pasi gratë nuk mbështeten në të gjithë vendin me politika sociale.