INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Emri që i vendosni fëmijës tuaj, përcakton suksesin e tij

Studim: Emri që i vendosni fëmijës tuaj, përcakton suksesin e tij

Publikuar më: 11:06 04-07-2017

Mesa duket emri juaj gjendet i shkruajtur kudo në fytyrën tuaj.

A keni takuar ndonjehëre ndonjë vajzë me emrin Lorena dhe të keni menduar që ju duket tamam si një Lorena?

Nëse po, shkenca ju mbështet.

Sipas një studimi të Revistës Journal of Personality and Social Psychology, tiparet e fytyrës të dikujt në fakt bëhen identifikuese të gjithçkaje që lidhim me atë emër të caktuar. Po, ne rritemi nga emri ynë.

Ja si funksionoi studimi: Kërkuesit e Universitetit Hebrew kërkuan pjesëmarrës me origjinë nga Franca dhe Izraeli. Secilit person iu treguan foto të njerëzve të ndryshëm dhe u pyetën nëse mund të gjenin emrat e personave.

Doli që njerëzit mund të ishin të aftë të gjenin me saktësi emrin e personit. Probabiliteti për të gjetur përgjigjen e saktë ishte 20% të rasteve ndërsa studimi vërtetoi që njerëzit gjenin përgjigjjen e saktë 35% të rasteve.

Në fakt, studimi funksiononte mes atyre që ndanin të njejtën kulturë. Përshembull francezët nuk mund të hamendësonin emrin e saktë të atyre izraelitë dhe e anasjellta. Mesa duket izraelitët nuk e kanë idenë si mund të duket një francez me emrin Jacques, ashtu si dhe francezët nuk e kuptojnë si mund të duket një izraelit me emrin Aviv.

Siç edhe mund të kuptohet, ka precedentë në lidhje me këtë lloj kërkimi. Kërkime të mëparshme kanë konkluduar që në Shtetet e Bashkuara, një person me emrin Scott duket shumë më i parë se një me emrin Herman. Një Katherine duket më e suksesshme se një Bonnie. Bob do të përfytyrohej si një person me fytyrë më të rrumbullakët se Tim.

Jo vetëm kaq, por skuadra e re e kërkimit ishte në gjendje të përsëriste testet nëpërmjet kompjuterit. Ata i treguan makinerisë rreth 1,000 foto të femrave të quajtura Samantha dhe 1,000 të quajtura Barbara. Kur u shfaqën 400 foto pa emra, algoritmi zgjodhi emrin e saktë për secilën prej tyre rastësisht.

Kjo pjesë e fundit është ndoshta më interesantja në lidhje me implikimet e studimit: që me kalimin e kohës realisht fillojmë të dukemi sipas emrave që kemi.

Sipas autorëve të studimit, “Emri ynë është përcaktuesi ynë shoqëror. Çdo emër ka karakteristika shoqëruese, sjellje dhe një pamje fizike prototip. Në këtë mënyrë mund të bëhet përcaktimi i pamjes me emrin përkatës.”

Me kalimin e kohës, një Bertha do të ketë një fytyrë më buçko dhe Troy do të ketë një nofull më të theksuar.

Kërkimi gjithashtu ngre pyetjen: Çfarë tjetër lidhet me emrat tanë? Siç edhe shpjegon autori udhëheqës, Yonat Zwebne, “Nëse njerëzit presin nga ju gjëra të caktuara, ka gjasa që t’i plotësoni pritshmëritë e tyre.”

Kur i vini emrin një bebeje, vlen të peshohen pritshmëritë që keni për të.

Një prej studiuesve përmbyll argumentin duke thënë, “Nëse një emër mund të ndikojë te mënyra si dukemi, mund të ndikojë te shumë gjëra. Ky kërkim trajton një drejtim tjetër që sugjeron si prindërit duhet t’i mendojnë më mirë emrat e fëmijëve të tyre.”

“Nuk ka rëndësi sa i madh është lapsi, por si e shkruan emrin.” – Dave Mustaine

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043