INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim i ri: Anestezia nuk e dëmton trurin e fëmijëve nën  4 vjeç [FOTO]

Studim i ri: Anestezia nuk e dëmton trurin e fëmijëve nën 4 vjeç [FOTO]

Publikuar më: 13:36 10-11-2016

Anestezitë  gjatë operacioneve në fëmijëri paraqesnin rrezik për inteligjencën e tyre, por më vonë akademikët  sollën një studim të ri i cili ishte më i madhi i këtij lloji. Rezultatet janë nxjerrë nga rreth 200.000 kërkime të bëra tek adoleshentët suedezë.  U vu re se notat tek nxënësit që kishin patur një ose më shumë operacione  me anestezi para moshës 4 vjeçare, kishin rezultate pak më të dobëta  krahasuar me nxënësit që nuk kishin patur anestezi gjatë asaj periudhe të jetës.

Por hulumtuesit nga Instituti “Karolinska” në Suedi dhe mjekët sollën rezultate të reja  të siguruara nga eksperimentet me kafshët  duke e lidhur anestezinë me dëmtimin e trurit.

Ndërkohë që studimet e mëparshme kanë qenë me rezultate kontradiktore, as gjetjet e reja  nuk japin një përgjigje definitive ndaj hulumtime të tjera janë në vazhdim.

Procedurat më të zakonshme në studim ishin riparimi i hernies; veshit, hundës ose operacioneve  të fytit dhe atyre të  barkut.

Hulumtuesit  thonë se operacionet e tilla zgjasin një orë ose më pak.

Studimi nuk përfshiu fëmijë me probleme të tjera shëndetësore të rënda dhe atyre që kishin operacionet më komplekse apo të rrezikshme, duke përfshirë të trurit, zemrës dhe  të kancerit.

Në studim u përfshinë rreth 33,500 adoleshentë të cilët kishin pasur një operacion para moshës 4 vjeçare  dhe gati 160.000 të tjerë të cilët nuk kishin patur.

Rezultatet ne mësime tek ata që kishin përdorur anestezi  në operacionet gjatë fëmijërisë, ishin më pak se 3% më të ulëta se tek fëmijët që nuk kishin përdorur anestezi.  

3A290AFB00000578-3914024-image-a-2_1478557488409.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275