Fakti se femrat shtiren për orgazmën është tashmë i njohur. Por deri më sot është folur se arsyeja pse femrat aktrojnë se po arrijnë orgazmën ka qënë e lidhur me dëshirën për ti dhuruar kënaqësi partnerit të tyre duke ju bërë atyre të besojnë se ata e kanë kënaqur seksualisht partneren e tyre.
Por sipas një studimi të kryer së fundmi nga BRITISH PSYCHOLOGICAL SOCIETY ku kanë marrë pjesë 15 gra të moshës nga 19-28 vjeç dhe të cilat janë pyetur rreth përvojave të tyre për shtirjen e orgazmës, ato kanë thënë se shtirja lidhet kryesisht me dëshirën për ti dhënë fund “seksit të keq”.
Këto femra të anketuara për rreth 1 vit rresht për përvojat e tyre seksuale kanë klasifikuar si “seks të keq” disa përvoja të cilat për nga përshkrimi ngjasojnë me përdhunimin, megjithëse nuk e kanë trajtuar me term të tillë në shpjegimet e tyre.
Ky studim nxjerr në dritë një të vërtetë të re ku femra nuk ndihet plotësisht e lirë seksualisht dhe detyrohet të shtiret duke pritur që “seksi i keq” I cili nuk i jep asaj asnjë sadisfaksion të përfundojë sa më shpejtë, por nuk guxon ti kërkojë partnerit të saj të ndalojë apo edhe të flasë me të rreth kësaj teme.