INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Ja pse nuk duhet ti rrihni fëmijët

Studim: Ja pse nuk duhet ti rrihni fëmijët

Publikuar më: 12:49 27-04-2016

“Dajaku ka dalë nga xheneti”, thotë një shprehje e adoptuar “më së miri” nga shoqëria shqiptare, ku shpullat për fëmijët konsiderohen si një masë e mirë edukative.

Por, rrahja e tyre është një ide e keqe, pasi dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe nuk kryen punë.

Fëmijët e abuzuar priren t’i kopjojnë sjelljet e prindërve, të sillen keq dhe të mos binden.

Veç kësaj, fëmijët e abuzuar besohet se kanë sjellje anti-shoqërore, nivel të lartë të agresivitetit dhe përjetojnë probleme shëndetësore mendore.

Studiuesit e Universitetit të Austini në Teksas kanë analizuar për 50 vjet raste të rrahjes së fëmijëve, me mbi 160 mijë prej tyre.

Andrew Grogan-Taylor nga Universiteti i Michigan ka thënë: “Rrahja e bën të kundërtën e asaj çfarë duan të arrijnë prindërit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939