INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim/ Kafshët shtëpiake parandalojnë astmën tek fëmijët

Studim/ Kafshët shtëpiake parandalojnë astmën tek fëmijët

Publikuar më: 11:44 20-09-2017

Kafshët shtëpiake po bëhen pjesëtarë të shumë familjeve në ditët e sotme.

Qen apo mace kjo s'ka rëndësi, ata gëzojnë të njëjtën dashuri nga familjet që adaptohen.

Marrja e një kafshë shtëpiake përveç kënaqësisë shpirtërore, ka dhe shumë efekte pozitive, prania e tyre mund të kurojnë apo parandalojnë sëmundje si depresioni, alergjitë dhe sulmet në zemër.

E jo vetëm kaq, sipas një studimi 12 vjeçar nga Universiteti i Wisconsin-Madison rezultoi se fëmijët që jetonin me kafshë që në tre vitet e para të jetës, ishin më pak të rrezikuar të prekeshin nga astma.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara, mbi 8 për qind e fëmijëve nën moshën 18 vjeç vuajnë nga astma.

Mirëpo nëse një fëmijë para moshës 3 vjeç bashkëjeton me një qen apo mace, mundësitë janë shumë të larta që kjo sëmundje të mos shfaqet.

Dr. Fauci shpjegon se nëse një nga prindërit është i sëmurë me astmë, rreziku për t'ia trashëguar dhe fëmijës është tepër i lartë.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e astmës tek fëmijët është dhe pirja e duhanit, stresi dhe depresioni i nënës gjatë shtatzënisë, e rezultati i kë tij studim i ka bërë shkencëtarët më optimistë për parandalimin në kohë të kësaj sëmundje të fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771