INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Këmbët e holla, të dëmshme për shëndetin

Studim: Këmbët e holla, të dëmshme për shëndetin

Publikuar më: 17:10 07-08-2017

Studimet thonë se këmbët e dobëta mund të rrezikojnë vdekjen deri në 300 për qind. Njerëzit me metabolizëm shumë të dobët, por me peshë normale, mund të kenë shanse më të mëdha, deri në 300 për qind, vdekshmërie. Ky rezultat që vjen nga studimet e fundit është në kontrast me njerëzit obezë, të cilët, me gjithë përmasat e mëdha të trupit, janë metabolikisht të shëndetshëm.

“Nëse keni një trup me forma normale, por me këmbë më të holla, mund të jeni trefish të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiometabolike, siç është diabeti i tipit 2 ose sëmundje të tjera kardiovaskulare”, thotë një studim i fundit në Gjermani. “Njerëzit e varfër, të cilët janë metabolikisht të sëmurë, por kanë peshë normale, mund të kenë shanse deri në 300 për qind më të mëdha vdekshmërie”,- thotë Norbert Stefan, profesor në Universitetin e Tubingenit në Gjermani.

Dhe për këtë grup, rreziku nga vdekshmëria, me të gjitha shkaqet që mund ta sjellin, është 25 për qind më i lartë se ai i njerëzve të shëndetshëm, shton Stefan. Rezultatet treguan se në mesin e njerëzve të dobët, këmbët e holla mund të jenë shkak shumë i fortë i shëndetit metabolik, ndërsa për njerëzit mbipeshë, rreziqet më të mëdha të vdekshmërisë i shfaqin nivelet e yndyrës në bark dhe sëmundjet e mëlçisë (edhe këto për shkak të yndyrës). Këto çojnë në sëmundje kardiometabolike, siç është diabeti tip 2 apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643