INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Kjo është diferenca ideale në çift

Studim: Kjo është diferenca ideale në çift

Publikuar më: 12:19 19-06-2017

Sipas një studimi të ri, çifti ideal për riprodhim, është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij.

E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar.

1Burrat preferojnë gratë apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ai zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që
sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë se kur personat kanë një fëmijë me një partner dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave. Formula është hartuar për ata që po kërkojnë për dashurinë e jetës, për ata që mendojnë ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër dhe për ata që po e rivlerësojnë lidhjen e tyre në çift.

Nëse bëhet fjalë për çështje zemrash, mosha s’do t’ia dijë, por nëse bëhet fjalë për një martesë të shëndoshë, e një familje normale, duhen ndjekur ato rregullat e vjetra. Jo më kot mashkulli përgjithësisht është disa vjet më i madh. Femra plaket më shpejt, përfshirë menopauza, periudhë, e cila s’duhet ta zërë mashkullin në kulm të aftësive të tij riprodhuese. Cilado qoftë diferenca moshore, qoftë nëse mashkulli është shumë vite më i madh ose anasjelltas, qoftë në rastet kur partnerët janë moshatarë, kuptojmë se në kohën e sotme mosha është thjesht një numër i papërfillshëm për partnerët. Nuk kanë rëndësi vitet, por rëndësi ka se sa vjeçe ndiheni brenda vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0043199062347412