INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Kjo është erëza që bën mrekulli për rënien nga pesha

Studim: Kjo është erëza që bën mrekulli për rënien nga pesha

Publikuar më: 10:16 09-05-2017

Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime, megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë.

Një studim i fundit mbi kanellën, i publikuar në “Nature Scientific Reports” dhe i realizuar nga shkencëtarë zvicerianë dhe japonezë, ka dalë në përfundimin se substanca që i jep aromën karakteristike kanellës, stimulon termogjenezën. Termogjeneza është prodhimi i nxehtësisë nga ana e organizmit, që çon në djegien e yndyrnave dhe në dobësim. Si rezultat, ulet edhe pesha trupore.

Nga ky këndvështrim, veprimi i kanellës është shumë i ngjashëm me atë të specit djegës. Te speci djegës është kapsaicina ajo që provokon termogjenezën dhe favorizon djegien e yndyrnave të grumbulluara në trup. Ndërsa aldeidi cinamik prezent në kanellë bën që të rritet niveli i shpenzimit energjik dhe të oksidimit të yndyrës.

Studimi mbi të mirat e kanellës ka përfshirë 15 persona të shëndetshëm 20 deri në 50 vjeç. Kërkuesit shkencorë i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të bënin një jetë shumë sedentare dhe të mos bënin asnjë aktivitet fizik për disa ditë. Gjithashtu, këta persona nuk duhet të konsumonin gjatë këtyre ditëve kafeinë dhe ushqime pikante.

Sipas kërkuesve shkencorë japonezë dhe zvicerianë, shtimi i kanellës në pjatat tona bën që të digjen yndyrnat. Sidomos kanella është erëza që djeg yndyrna edhe 20 minuta pasi është përfunduar vakti.
Edhe më parë ekspertët kishin thënë se kanella ndihmon në dobësim sepse stimulon ndjenjën e ngopjes. Ashtu si speci djegës, kanella ka veti ngrohëse që na mbrojnë nga i ftohti. Falë kanellës, metabolizmi i trupi tonë rritet dhe ne konsumojmë më shumë energji.

Por, sa kanellë duhet të konsumojmë? Nuk duhet ta teprojmë me të. Mjafton të hedhim fare pak nëpër ëmbëlsira, pije ose pjata të tjera. Dozat e tepërta të kanellës mund të provokojnë alergji dhe irritim të mukozës së zorrës. Kështu që, nëse i keni shumë qejf erëzat, përdorini me masë dhe mundohuni që t’i ndryshoni dhe jo të konsumoni vetëm kanellë apo spec djegës.

Article Logic
Execution time: 0.0017249584197998