INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Kjo është mosha ideale për t'u bërë nënë

Studim: Kjo është mosha ideale për t'u bërë nënë

Publikuar më: 10:18 25-04-2017

Jeni ende në kohë...

Të gjitha e kemi parasysh atë ndjesinë e stresit që të shkakton fjalia e përhershme e mamave, pasi i ke kaluar të 30-at dhe akoma nuk ke një fëmijë. Mite nga më të ndryshmet kemi dëgjuar rreth shtatzënisë së vonë, por studimi i fundit ka vërtetuar të kundërtën. Shumica e grave në vendet më të zhvilluara të botës kanë zgjedhur me qëllim një moshë më të vonë për t’u bërë nëna. Dhe kjo ka rezultuar të jetë gjëja më e mirë për fëmijët e tyre.

Edhe pse gjatë gjithë kohës femrës i është thënë se një shtatzëni e vonë nuk është e shëndetshme, si për nënën ashtu edhe për bebin, pasi ky i fundit mund të jetë më i riskuar ndaj sëmundjeve gjenetike apo defekteve fizike që në lindje. Dhe kjo sigurisht ka bërë që shumë femra të heqin dorë nga mëmësia, vetëm për shkak të moshës së tyre. Por ajo që nuk dinim deri më sot është se jo vetëm që është më mirë të bëhesh nënë më vonë, por kjo shoqërohet dhe me avantazhe të tjera.

Fëmijët tuaj janë të prirur të jenë më të suksesshëm dhe më të disiplinuar. Dhe në fakt kjo bën sens, sepse të bëhesh nënë në të 20-at, nuk është njësoj si të jesh në mes të 30-ave. Je më e përgjegjshme, e plotësuar dhe më e qëndrueshme financiarisht. Sigurisht që këta faktorë janë të rëndësishëm, por ajo ç’ka e bën moshën e një femre akoma dhe më të rëndësishme, është maturimi psikologjik i saj.

“Dihet që njerëzit me kalimin e moshës dinë se si të përshten me situata nga më të ndryshmet, janë të prirur për të qenë më tolerantë dhe janë më pak të ngarkuar nga ana psikologjike”, shprehen ekspertët rreth kësaj. Nënat më të mëdha në moshë janë më të kujdesshme me fëmijët e tyre, duke mos i ushtruar presion dhe duke nxituar kreativitetin tek ata. Madje rezultatet e fundit tregojnë se këta fëmijë janë edhe më inteligjentë dhe me aftësi më të zhvilluara konjitive.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984