INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Konsumimi i rrushit, mbron sytë

Studim: Konsumimi i rrushit, mbron sytë

Publikuar më: 10:29 15-06-2016


Nëse përfshini konsumimin e rrushit në dietën tuaj ju do të mbroni retinën e syve tuaj, thuhet në një studim të kryer në SHBA.

Sëmundja e retinës është një çrregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Disa prej simptomave të shkatërrimit retinal janë si humbja e shikimit, verbëri gjatë natës, ndjeshmëri ndaj dritës, etj.

Një studim i ri i Univeristetit të Miami-t në SHBA u përqendrua kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit.

Rezultatet treguan se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njëjtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë.

Studiuesit sugjeruan se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0024199485778809