INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Marrëdhënie seksuale me ish-in? Është mëse normale

Studim: Marrëdhënie seksuale me ish-in? Është mëse normale

Publikuar më: 11:47 09-08-2017

Mbase marrëdhënia mes jush ka përfunduar-por jo marrëdhëniet seksuale. Një studim i ri tregon se, seksi me një ish-partner është diçka pothuajse e zakonshme! Marrëdhënia e një çifti pas një ndarjeje mund të marrë forma të ndryshme. Disa vazhdojnë të jenë miq, e të tjerë vetëm miq që nuk janë. Sipas studimit të ri, nuk janë këto 2 kategoritë e vetme të ish-ave. Në të vërtetë, ekziston edhe 1 e tretë: Ish-a që flenë bashkë. ‘Ex With Benefits’ janë quajtur, duke u frymëzuar nga filmi ‘Friends With Benefits’ (Shokë me përfitime të veçanta).

Më shumë se 25% e njerëzve kanë pranuar se vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime me ish-partnerët e tyre pas ndarjes, në këtë sondazh. Studimi i kryer nga Bravo, tregon se fundja, ndarja mund të ketë edhe një anë pozitive, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ‘seksin pa angazhim’. Rreth 85% e të pyeturve thanë se e shikonin ndarjen edhe si diçka pozitive. Femrat treguan se ndiheshin të lehtësuara, kishin më shumë shpresë dhe besim tek vetja, menjëherë pas ndarjes. Në fakt, 40% e tyre thanë se për ta, pjesa më e mirë e ndarjes ishte kur mund të vazhdoje të kishe marrëdhënie me partnerin.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537