INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim, në Shqipëri s’kontrollohet dot korrupsioni[VIDEO]

Publikuar më: 11:19 02-11-2017

Shqipëria nuk kontrollon dot korrupsionin! Ky lajm i keq është publikuar pas një analize të medias italiane ‘IlSole’, e cila ka përpunuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore për indeksin e qeverisjes, duke u përqendruar në treguesin e korrupsionit dhe në ato për zbatueshmërinë  e ligjeve.
Në Shqipëri, treguesi  më negativ është ai i korrupsionit, që merr -0.398 pikë në një kohë që ata që kanë më pak ose dinë ta kontrollojnë marrin 2.5. Në të njëjat nivele me ne janë vetëm shtete të largëta dhe më politikë të brishtë si Tajlanda, Brazili dhe Indonezia. Po nga vendet e rajonit, pavarësisht se ndodhen në zonën negative janë më mirë se ne janë Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia.
Pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë është Kosova dhe pak më keq renditet Bosnjë-Hercegovina, pasi shteti ka problem të shumat për shkak të ndarjes etnike.
Shteti që nuk arrin të kontrollojë më shumë korrupsionin në botë është Somalia, që e ka këtë tregues -1.68, ndërsa vendi më pak i korruptuar është Zelanda e Re, i ndjekur nga shtetet nordike.

Article Logic
Execution time: 0.0028009414672852