INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim! Në Shqipëri shpenzohet shumë pak për shëndetin

Studim! Në Shqipëri shpenzohet shumë pak për shëndetin

Publikuar më: 08:25 17-05-2017

Banka Botërore në studimin e fundit për Shpenzimet shëndetësore për frymë raporton se Shqipëria thuajse nuk është aspak e kujdesshëm për të shpenzuar për shëndetin. Në një vit mestarisht shpenzohet 272 dollarë për frymë në vit. Kjo shifër rezulton 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) ku mesatarja e shpenzimeve shëndetësore për frymë është 2577 dollarë në vit. Banka raporton se shpenzimet për shëndetin në Shqipëri janë sa 5.9 për qind Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 49.9 për qind u financua nga sektori publik, 49.9 për qind nga sektori privat dhe 0.6 për qind e shumës u financuar nga burime të jashtme.
Në Shqipëri shpenzimet për shëndetin janë sa gjysma e këtij zëri në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore ku  shpenzimet për shëndetin arrijnë në 9.5 për qind e PBB.
Po kështu vendi ynë ka numër të ulët shtretërish për 1 mijë banorë në vetëm 2.4 të tilla, teksa rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore ka 7.5 shtretër për mijë banorë.
Vendi ynë  numrin e mjekëve për banorë shumë më të ulët se, mesatarja e rajonit dhe kohët e fundit po vihet re se shumë mjekë po largohen nga vendi dhe stituata mund të degradojë dhe më shumë në këtë drejtim. Sipas Raportimit të Bankës Botërore Shqipëria ka 1.1 mjekë për 1000 banorë teksa mesatarja Europës dhe Azisë Qendrore është 3.4 mjekë për 1000 banorë.
Edhe  financimet publike janë shumë më të ulta se rajoni marrë në studim. Nga 66 për qind që është financimi në rajonin ECA në Shqipëri është 49.9 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379