INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

StudimNë vend 40 grupe dhe familje mafioze! Ja shpërndarja e tyre...[VIDEO]

Publikuar më: 10:47 04-12-2017

Për herë të parë në vendi tonë është realizuar një studim i plotë mbi grupet dhe familjet kriminale. Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar nga dy ekspertë më të mirë të fushës Fabjan Zhilla dhe Besfort Lamallari, me mbështetje e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Studimi nxjerr në pah se thuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit ka grupe të strukturuara kriminale të cilat kanë kontroll territori dhe janë fokusuar kryesisht në trafikun e narkotikëve, gjobëvënien dhe mbledhjen e borxheve.
Janë zbuluar rreth 40 grupe dhe familje mafizoze, ku një pjesë e madhe dyshohet se janë të lidhura me biznesin apo dhe segmente të shteti.

Tiranë
Në Tiranë mendohet se veprojnë të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme, të cilat kanë një shtrirje kohore të aktivitetit kriminal të hershëm. Organizata e parë i ka fillimet, që në 1994 dhe aktivitetit të saj është pastrimi i të ardhurave kriminale të mafies ndërkombëtare. Organizata e dytë dyshohet të ketë të paktën 27 anëtarë dhe ka si objekt kryesor trafikun e narkotikëve, gjobëvenien dhe mbledhjen e gjobave për të tretët. Organizata e tretë hamendësohet të jetë më pak në numër dhe më pak aktive, por me investime të rëndësishme në fushën e minerareve.

Shkodër
Në Shkodrër të veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha të cilat janë përfshirë në aktivitete kriminale, kryesisht në trafikun e narkotikëve, armëve dhe qenieve njerëzore. Nga ekspertët mendohet se Shkodra mund të jetë “hambari” i ardhshëm i rritjes së kanabisit dhe se mund të rrezikojë rëndë stabilitetin e kësaj zone duke pasur parasysh ekuilibrat e brishta sociale në këtë rreth.

Durrës
Në qytetin e Durrësit diskutohet që të kenë investime shumë grupe kriminale të cilët vijnë nga i gjithë vendi duke shërbyer dhe si pikë takimi apo edhe strehimi për shumë prej tyre. Mendohet që në Durrës aktualisht të jetë ri-aktivizuar një organizatë kriminale e drejtuar nga individë më precedentë të mëparshëm penal dhe gjithashtu vepron një “familje” e njohur në botën e krimit dhe me influencë jo vetëm në aktivitete tregtare por dhe aktivitete sociale.

Vlorë
Karakteristikë e grupeve kriminale të qytetit të Vlorës është se në dallim nga grupet të cilat ishin aktive në vitin 92-99 ato të Zani Caushi, Kakami apo Gaxhai nuk ka më territore të ndara. Vihet re që vrasjet në qytetin e Vlorës janë të shumta dhe këto vrasje në përgjithësi nuk janë për çështje territori, por për zonat e influencës në rrjetet ndërkombëtarë të narkotikëve dhe armëve në vendet e BE.

Fier
Ndërsa Fierit mendohet të jenë aktive organizatat më të sofistikuara dhe më të qëndrueshme në të gjithë historinë e tranzicionit politik në Shqipëri.
Grupet kriminale në Fier, në ndryshim nga qytetet e tjera bazohen jo vetëm në lidhje gjaku dhe shoqërore por mbi të gjitha në lidhje komunitare, komuniteti kosovar dhe çam. Së fundimi ka dyshime se drejtues organizatash kriminale në vendet e BE kanë investuar në këtë qytet të ardhurat e tyre kriminale dhe se po zgjerojnë ndjeshëm influencën e tyre edhe pranë partive politike, sidomos atyre të vogla.

Berat
Berati mendohet të jetë një qytet ku krimi i organizuar ka investuar për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë aktiv. Dyshohet se organizatat kriminale në këtë qytet janë kryesisht lokale të mbështetura në lidhje të forta familjare dhe shoqërore. Kanë influencë të paktën 3 “familje” me precedentë të fortë kriminalë.

Elbasan
Edhe qyteti i Elbasanit vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë ku aktiviteti i krimit të organizuar vazhdon të jetë prezent edhe pas shkatërrimit të dy bandave famëkeqe të “Mandelës” dhe “Tan Kateshit”. E vrasjet serial që nisën në 2016 e faktojnë këtë. E ndryshe nga qytet e tjetra këtu ka një specifikë, pasi një trend i rrezikshëm po vërehet në këtë qytet. Organizatat e grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113