INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Nëse dikush e pi kafen kështu, ka gjasa të jetë psikopat

Studim: Nëse dikush e pi kafen kështu, ka gjasa të jetë psikopat

Publikuar më: 10:00 17-03-2017

Hmmmm, po ju?

Po takon një njeri të panjohur? Keni një intervistë pune? Pavarësisht rrethanave, mund të jetë koha që të filloni t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi njerëzit rreth jush e pinë kafenë.

“Appetite” zbulon se njerëzit që pinë kafe të zezë, pa qumësht dhe sheqer kanë më shumë gjasa të kenë tipare të personalitetit psikopatik dhe antisocialë.

Kërkimi i cili vjen nga Universiteti i Insbruk në Austri, ekzaminoi preferencat e rreth 1000 personave, duke gjetur se ata që preferojnë më shumë ushqimet e hidhura dhe kafen e zezë kanë shënuar më shumë pikë në pyetësorët e personalitetit sipas Makiavelianizmit, një term i përdorur në psikologji për të përshkruar personalitetet e errët, psikopatik, narcistik dhe sadist.

Studimi gjithashtu shpjegoi se pjesëmarrësit që pëlqenin ushime të hidhura si rrepat, selinoja dhe uji tonik kanë gjithashtu gjasa të kenë më shumë tipare psikotike.

Kafeja ka disa përfitime të tjera si rritja e ndjenjave të lumturisë, zvogëlimi i rrezikut nga disa lloje kanceresh dhe përmirësimi i funksionimit të trurit. Ata që pijnë kafe të zezë mund të përfitojnë nga këto të mira pa konsumuar kalori dhe yndyrna.

Çfarë do të thotë kjo? Jo shumë, akoma jo. Studimi është shume i vogël, dhe të dhënat nuk janë të besueshme. Të tjera kërkime kanë treguar se preferencat për ushqimin mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Gjithsesi studiuesit tregojnë se mund të ketë një lidhje midis personalitetit dhe të ngrënit dhe kjo mund të çojë drejt studimeve të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373