INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim, nga viti në vit moti do nxehet më shumë! Në Tiranë temperaturat do rriten deri në…

Studim, nga viti në vit moti do nxehet më shumë! Në Tiranë temperaturat do rriten deri në…

Publikuar më: 09:13 15-07-2019

Revista shkencore britanike Plos One ka bërë një studim që lidhet me ndryshimet e klimës dhe ka rezultuar se dhjetra qytetet në botë që janë analizuar do kenë rritje dramatike temperaturash.

Mes tyre është dhe Tirana. Temperaturat do të rriten përgjatë çdo stine jo vetëm në verë. Deri në vitin 2050 ato në kryeqytetin tonë do të jenë deri 4 gradë më të larta.
E gjithë Europa do përballet me temperatura më të larta. Bie në sy kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana në këtë qytet mund të mos jetohet dot, pasi rritja do të jetë deri në 15 gradë. Studimi sqaron, se sezonet e lagështa do të jenë më të thata dhe sezonet e thata do të thahen edhe më shumë. Analiza tregon se 77% e qyteteve në mbarë botën do të përjetojnë një ndryshim rrënjësor të kushteve klimatike.
Është e habitshme që edhe qytetet më veriore, klima do të jetë e ngjashme me atë të zonave jugore.
Mestarisht në Evropë në veçanti, qytetet do të jenë 3.5 gradë celcius më të ngrohtë në verë dhe 4.7 gradë në dimër. Kjo do të thotë që përshembull Londra, do t’i ngjajë Barcelonës së sotme apo Stokholmi – Vjenës.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324