INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Njerëzit që flasin dy gjuhë e përjetojnë kohën ndryshe

Studim: Njerëzit që flasin dy gjuhë e përjetojnë kohën ndryshe

Publikuar më: 10:18 31-05-2017

Personat të cilët flasin shumë gjuhë shpesh shihen me admirim nga ata që flasin vetëm gjuhën mëmë.

Në cilën gjuhë mendojnë ata? A mund të mendojnë ndryshe në gjuhë të ndryshme? Ëndërrojnë vetëm në një gjuhë, apo në të dyja? Të gjitha këto pyetje nuk janë vetëm fantazi, pasi është provuar se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë përjetime të ndryshme.

Një studim nga Universiteti i Lancasterit dhe ai i Stokholmit i botuar në Journal of Experimental Psychology gjeti se bilingualët mendonin për kohën në mënyra të ndryshme në varësi të kontekstit në të cilin ata vlerësojnë kohëzgjatjen e një ngjarjeje.

Profesori i linguistikës Panos Athanasopoulos dhe profesor Emanuel Bylund shpjeguan se bilingualët mendojnë herë pas herë në gjuhët që flasin, si në mënyrë të vullnetshme ashtu edhe në mënyrë të pavullnetshme. Gjithashtu, në gjuhë të ndryshme referimi i kohës është i ndryshëm. Për shembull, suedezët dhe anglezët flasin për një gjatësi fizike duke thënë se “Po marr një pushim të shkurtër”, ndërsa spanjollët i referohen sasisë dhe volumit kur thonë se “Po marr një pushim të vogël”.

Kërkuesit pyetën të lindurit në Suedi që flisnin spanjisht për të vlerësuar se sa kohë kishte kaluar që nga çasti që filluan të shihnin një litar që zgjatej në ekran ose një kontenier që po mbushej. Pjesëmarrësit patën tendencën të përdornin fjalët “duracion” në spanjisht dhe “tid” në suedisht të cilat do të thonë kohëzgjatje.

Kur nxiten të përshkruajnë një fenomen me fjalë spanjisht, bilingualët tentojnë të vlerësojnë mbushjen e kontenierit në bazë të vëllimit. Kur u kërkohet që të flasin në suedisht, në mënyrë të habitshme ata përqendrohen te distanca duke shpjeguar zgjatjen e litarit dhe jo mbushjen e vëllimit.

Profesor Athanasopoulos tha se rezultatet treguan se impakti i gjuhës në emocionet tona të përditshme dhe perceptimet janë më të mëdha nga sa ne mendojmë.

“Fakti që personat të cilët flasin dy gjuhë kanë këto mënyra të ndryshme të vlerësimit të kohës, në mënyrë të vullnetshme ose të pavullnetshme, dëshmon lehtësinë me të cilën gjuha si mjet komunikimi mund të prekë direkt shqisat tona më themelore përfshirë emocionet, perceptimin vizual dhe së fundmi edhe perceptimin e kohës”, thotë profesori.

Athanasopoulos komentoi se bilingualët janë më fleksibël në mënyrën e të menduarit se sa personat që flasin vetëm një gjuhë. “Ka evidenca që provojnë se duke folur dy gjuhë, njeriu zhvillon aftësitë për të mësuar disa gjëra njëherësh dhe gjithashtu përmirëson shëndetin mendor në afatgjatë”

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377