INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim për gjurmimin e ushqimit të dëshiruar. Dhurohen 1000 orë inteligjente

Studim për gjurmimin e ushqimit të dëshiruar. Dhurohen 1000 orë inteligjente

Publikuar më: 15:29 15-10-2018

Apple po dhuron 1000 ora inteligjente për njerëzit që kanë problem me ç ‘rregullimin e të ushqyerit. Studimi quhet “BEGIN” fillimi, shkurtimi për “Binge Eating Genetics Initiative” iniciativa gjenetike për ushqyerjen mirë. Orat Apple janë duke u përdorur gjerësisht nga shkencëtarët për të monitoruar çdo gjë, që nga simptoma e Parkinsonit e deri tek depresioni. Tashmë po shikohet mundësia e monitorimit të ç’rregullimeve në të ushqyerit. Personat që do të përzgjidhen për këtë eksperiment do të jenë mbi moshën 18 vjeç, të cilët kanë ç’rregullime në të ushqyer apo ndryshe “bulimia nervosa”. Testimi do të kërkojë rreth 10 minuta në ditë, dhe të dhënat do të monitorohen nga doktorët përkatës të grupeve. Çdo pjesëmarrësi do ti dhurohet një orë Apple, dhe do të testohen përgjatë një muaji që nga ritmi i zemrës e deri tek luhatjet përpara fillimit të episodeve e të kequshyerit. Të gjitha këto të dhëna do të përpunohen në universitetin e Utah-s duke ndihmuar në modelimin e statistikave sapo të mblidhen të dhënat. Krahas të dhënave që do të merren nga ritmi i zemrës, do të merren dhe teste për analizimin gjenetik dhe bakteret e trupit (apo mikrobiomet) në mënyrë që të ndihmojnë kërkuesit në nxjerrjen e shkaqeve që në fillesë të sëmundjes. Kompania e re Ubiome do të jetë përgjegjëse për dërgimin e kiteve të testimit tek pjesëmarrësit si dhe do të mbledhin analizat.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551