INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim, për gratë shqiptare leja e lindjes e gjatë, po e nënpaguar! Habit Amerika....

Studim, për gratë shqiptare leja e lindjes e gjatë, po e nënpaguar! Habit Amerika....

Publikuar më: 12:10 09-03-2018

Shtete të ndryshme ndjekin programe të ndryshme në lidhje me lejen e lindjes. Një pjesë e studimit të Doing Business 2018, të Bankës Botërore jep detaje se si vende te ndryshme të botës respektojnë nënat e reja e disa të tjera jo. Në Shqipëri ligji parashikon deri në 365 ditë lejë prindërore, por sa i përket pagesës, nuk është paga e plotë, por 80% për 6 muaj dhe më pas me 50%. Në Ballkan, Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi shtet që ka të njëjtën politikë si ne, sa i përket lejes së lindjes, pra 365 ditë kalendarike, por jo me pagë të plotë.
Po më shumë i vlerëson nënat e reja Maqedonia që ofron 270 ditë kalendarike, me 100 % të pagës së punonjësit. Edhe Kroacia, paguan 208 ditë pune të plota si leje lindje.
Kurse Mali i Zi është shteti, që ofron më pak ditë leje lindje, 45 ditë kalendarike, por me 100 % të pagës. Serbia ofron leje 135 ditë kalendarike, sipas ligjit, por me 100 % të pagës.
Është e habitshme se SHBA nuk paguan asnjë para për leje lindje dhe po kështu edhe Liberia, Papua apo Guinea e Re. Sipas statistikave, vetëm 11 % e amerikanëve përfitojnë leje lindje pjesërisht të paguar, sipas një marrëveshje direkte me punëmarrësin.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385