INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim, prodhimi i neuroneve nuk ndalet në adoleshencë

Studim, prodhimi i neuroneve nuk ndalet në adoleshencë

Publikuar më: 17:35 06-04-2018

Njerëzit vazhdojnë të prodhojnë neurone të reja që janë përgjegjëse për kujtesën, emocionet dhe të mësuarit edhe pas adoleshencës raporton një studim i fundit nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork
Studimi i udhëhequr nga Dr Maura Boldrini hedh poshtë teoritë e mëparshme se prodhimi i neuroneve ndal pas periudhës së pubertetit.
Sipas Boldrini shumë prej neuroneve prodhohen gjatë fëmijërisë në Hipotalamus dhe ky prodhim vazhdon për gjatë gjithë jetës së njeriut, duke e mbajtur kështu trurin të rigjeneruar.
Mjekja sqaron se njeriu gjatë gjithë jetës përjeton emocione dhe jeton me kujtimet e së kaluarës, dhe kjo nuk është për shkak të neuroneve të prodhuara që në fëmijëri por sepse ato riprodhohen gjatë gjithë kohës.
Studimi u bazua në hulumtimin e 28 burrave dhe grave nga mosha 14 vjeçare deri në atë 79.
Shkencëtarët vërejtën se turiri prodhonte gjatë gjithë kohës neurone dhe që me kalimin e viteve binte sasia dhe jo se ndalej komplet proçesi.
Dr Maura sqaron se ky zbulim është tepër i rëndësishëm për personat që kanë probleme me Alzheimerin dhe me emocionet pasi tani që u zbulua se këto qeliza riprodhohen gjatë gjithë jetës do ti ofrojë shkencëtarëve një tjetër drejtim se ku duhet të përqendrohen në kërkim e kurës dhe trajtimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113