INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Pse meshkujt nuk negociojnë me një femër të bukur

Studim: Pse meshkujt nuk negociojnë me një femër të bukur

Publikuar më: 15:13 17-05-2017

Një studim kinez ka provuar shkencërisht atë që ne të gjithë e dimë prej një kohë të gjatë: njerëzit e bukur e kanë gjithnjë më të lehtë.

Është një supozim i zakonshëm se njerëzit e bukur bëjnë jetë më “të lehtë” se sa shumica. Megjithatë, Departamenti i Shkencave të Menaxhimit dhe Inxhinierisë në Universitetin Zhejiang të Kinës, ka konfirmuar dyshimet tona.

Për të kuptuar efektin që ka bukuria në trurin e një mashkulli, akademikët e kanë ndarë studimin e tyre në dy pjesë. Fillimisht, një grup prej 20 meshkujsh iu kërkua të rendisnin fytyrat e disa femrave kineze në dy kategori: tërheqëse dhe jo-tërheqëse.

Në pjesën e dytë, meshkujt u bënë pjesë e një loje kompjuterike me femrat e ndara në dy kategoritë e sipërpërmendura. Çdo çift duhet të negocionte për të ndarë në mënyrë të barabartë një sasi të caktuar parash.

Rezultati tregoi se femrat e konsideruara si më tërheqëse, pas negociatave kishin siguruar pjesën më të madhe të parave, madje në një kohë shumë më të shkurtër.

Argumenti përfundimtar i këtij studimi ishte se bukuria ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt te meshkujt, duke i bërë ata të sillen në mënyrë joracionale. “Sa më e bukur një femër, aq më pak të përgjegjshëm janë meshkujt në marrjen e vendimeve, duke mos marrë parasysh as pasojat e veprimeve të tyre”.

Sa i përket “përballjes” me femrat më pak tërheqëse nga studimi rezultoi se meshkujt mbajtën për vete deri në 90% të parave, të cilat në rastin më të mirë duhet t’i ndanin në mënyrë të barabartë.

Pra, herën tjetër kur duhet të negocioni me një femër të bukur pranojeni se jeni i humbur, pasi kështu jeni “programuar”.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999