INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
StudimPunonjësit meshkujt shqiptarë shëndet të mirë fizik, por jo psiqik

StudimPunonjësit meshkujt shqiptarë shëndet të mirë fizik, por jo psiqik

Publikuar më: 11:12 24-01-2017

Komisioni Europian për kushtet e punës në vendet e BE dhe ato kandidate ka bërë një studim. Punonjësit shqiptarë meshkuj kanë raportuar një shëndet të mirë fizik dhe rezultojnë të katërtit në Europë. Përpara Shqipërisë në listë javë vetëm Zvicra Greqia dhe Qipro.
Sipas Monitor nëntë në dhjetë meshkuj shqiptarë kanë deklaruar shëndet të mirë, ose shumë të mirë, nga tetë në dhjetë punonjës që është mesatarja për Europën.
Renditja është më e ulët për femrat shqiptare (tetë në dhjetë femra kanë shëndet të mirë ose shumë të mirë), por gjithsesi edhe ato raportojnë shëndet më të mirë, në krahasim me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Europës.
Sipas raportit, statusi shëndetësor i individëve është një faktor i fortë përcaktues në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.
Më dobët nga ana shëndetësore raportohen punonjësit e Letonisë, Estonisë, Lituanisë, Italisë, Portugalisë, Serbisë.
Pavarësisht se punonjësit shqiptarë (si meshkuj dhe femra) raportojnë se gëzojnë shëndet të mirë fizik, ata nuk janë optimistë dhe me humor të mirë. Një tjetër indeks, i pasqyruar në të njëjtin raport, ai i mirëqenies subjektive i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mat aspektet e mëposhtme: ‘humori pozitiv’ (shpirti pozitiv dhe relaksi), ‘vitaliteti’ (të jesh aktiv dhe të zgjohesh i freskët dhe i çlodhur) po ashtu dhe ‘interesi i përgjithshëm’ (të jesh i interesuar për gjërat). Indeksi varion nga 0 në 100 dhe Shqipëria ka renditjen më të dobët nga vendet e raportuara, me 60 pikë, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Mesatarisht, sipas raportit, mirëqenia subjektive në Europë është përgjithësisht e lartë – mbi 65 (nga 100 pikë). Tek të gjithë vendet, pikëzimi për meshkujt është i njëjtë ose më i lartë, sesa për femrat.
Në rajon, punonjësit e Maqedonisë rezultojnë që kanë një nivel më të lartë të mirëqenies subjektive, duke u renditur të tretët në Europë. Më mirë në këtë indeks janë Spanja dhe Republika Çeke.

Article Logic
Execution time: 0.0025439262390137