INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim, shqiptarët po “boshatisin” fshatrat[VIDEO]

Publikuar më: 10:49 11-12-2017

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë shqiptarët po braktisin fshatrat dhe po i drejtohen zonave më urbane. Edhe një raport paraprak nga OKB, e fakton këtë madje me kalimin e viteve fenomeni do të jetë në rritje të vazhdueshme. Projeksioni i OKB tregon se popullsia urbane shqiptare do të arrijë 86.5% pas tre dekadash edhe pse vërehet dhe rënie e numrit të popullsisë prej 6.6%.

Ndërsa rritje parashkohet se do të shënojë PBB për frymë. Sipas raportit ai në 2020 do të arrijnë afro 6000 dollarë, nga 3950 dollarë që ishte në 2015. Nga ana tjetër, rritja në të ardhura parashikohet të çojë në një kërkesë më të lartë për ushqim dhe lloje të caktuara të produkteve ushqimore, pasi modelet e konsumit ndryshojnë. Projeksionet e OKB-së tregojnë se deri në vitin 2050, popullsia e përgjithshme e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore do të rritet me 9.7 milionë njerëz. Është parashikuar që Turqia do të përjetojë rritjen më të madhe absolute të popullsisë, prej 17 milionë ose 21.8%, ndërsa në Europë ai do të ulet. 

Veç Shqipërisë ku do të jetojnë në qytete 2 e 3 e popullsisë, në vendin e dytë renditet Turqia me 82.6% dhe në të tretin Bjellorusia.
Deri në vitin 2050, më shumë se gjysma e popullsisë së të gjitha vendeve të ECA, përveç Tazakistanit dhe Kirgistanit, do të jetojnë në zonat urbane. Në nivel rajonal, urbanizimi më i lartë është parashikuar për vendet e BE-së, 84.8% e popullsisë së përgjithshme do të banojë në qytete dhe në vendet e EFTA-s 87.6%.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994