INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim shqiptarët po vuajnë më pak nga obeziteti

Studim shqiptarët po vuajnë më pak nga obeziteti

Publikuar më: 10:36 20-06-2017

Një raport i fundit në lidhje me obezitetin në 174 vende të botës rendit shqiptarët në mes të listës. Jemi vendi i 94 dhe thënë me përqindje 18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti.
Raporti i CIA Ëorld Fact Book thekson se 6 vite më parë shifra ishte me e lartë që do të thotë se shqiptarët së fundmi ose ushqehen më keq ose janë ndërgjegjësuar.
Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë obeze. Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mbajnë turqit të ndjekur nga bullgarët dhe kroatët.
Sipas specialistëve faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në obezitet është mbiushqyerja, si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale deri në humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit, pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë. Ekspertët thonë se njerëzit gjithnjë e më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066