7 në 10 meshkuj preferojnë femrat më të mëdha në moshë. Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar në Itali nga portali kryesor, që promovon takimet mes femrave dhe meshkujve. Në studim morrën pjesë përkatësisht 1000 meshkuj dhe po kaq femra të moshës 18 deri në 60 vjeç.
68% e meshkujve kanë deklaruar se tërhiqen nga femra më të mëdha, të sigurta tek vetja dhe të realizuara. Sipas studimeve, një pjesë e këtyre personave, që morrën pjesë në sondazh raportuan janë martuar me femra më të mëdha e bëhet fjalë për rreth 21% në 2018. Ndërsa një studim i mëparëshëm fliste se vetëm 14% janë martuar me gra më të mëdha.në vitin 2015.
Po 40% e çifteve që bashëkjetojnë, ku femra është më e madhe, edhe pas 5 vitesh, janë ende bashkë.
Kurse në një përqindje më e ulët afro 7% e çifteve kanë diferencë deri dhe 8 vjet. Këtu bëhet fjalë për çifte të suksesshme, që kanë bërë karrierë dhe para.
Nga ana tjetër janë rreth 74% e femrave që raportojnë se zgjedhin partner më të rinj. Ato aktualisht janë mbi 35 vjeç dhe kanë një jetë shumë të stabilizuar, pamje të bukur dhe arsim të lartë.