INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Të sëmurët me kancer duhet të evitojnë çokollatat dhe motivi është ky

Studim: Të sëmurët me kancer duhet të evitojnë çokollatat dhe motivi është ky

Publikuar më: 12:12 08-12-2016

Çokollatat, biskotat dhe buka janë të dëmshme për personat që vuajnë nga kanceri, por ekspertët kanë zbuluar një përbërës që mund ta parandalojë sëmundjen.

Edhe pse ëmbëlsirat sidomos çokollatat janë një nga ushqimet e preferuara, na vjen keq të pranojmë se ato e bëjnë sëmundjen edhe më vdekjeprurëse. Ndërkohë një përbërës që gjendet në vajin e palmës stimulon një proteinë të quajtur CD36, e cila thuhet se parandalon kancerin të prekë organet e shëndetshme. Eksperët mendojnë se ky luan një rol jetësor pasi shumica e vdekjeve nga kanceri shkaktohen nga metastazat – faza kur qelizat fillestare të tumorit ndryshojnë dhe lëvizin drejt pjesëve të tjera të trupit. Shkencëtarët spanjollë zbuluan se kjo proteinë gjendej në membranën e qelizave të kancerit të marra këto nga pacientë të prekur nga kanceri në gojë, lëkurë, mushkri dhe në gji. Pas një eksperimenti të kryer tek minjtë e injektuar me qeliza kanceri, u arrit në përfundimin se të gjithë ata që përmbanin proteinën CD36 e kishin më të lehtë të parandalonin qelizat e tumorit të përhapeshin në organet e tjera.

3B25383B00000578-4010370-It_is_hoped_the_game_changing_findings_could_lead_to_new_treatme-a-46_1481132640878.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881