INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STUDIM/ Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë [VIDEO]

STUDIM/ Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 12-09-2017

Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë. Ky ka qenë përfundimi që ka nxjerre një studim i universitetit shtetëror te San Diegos.
Hulumtimi u bazua në anketimin e 11 milionë të rinjve të grupmoshës 14-22 vjeç rezultatet e të cilit alarmuan studiuesit.
Në këtë grupmoshë shihet një rënie me 80% e takimeve romantike. Të rinjtë preferojnë më shumë të komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale se sa të takohen me të dashurit e tyre.
E në këtë mënyrë kemi një ndikim direkt dhe në marrëdhëniet seksuale ku konkretisht rënia reflekton shifrat e 40%. Nëse rreth viteve 1991 mosha mesatare për fillimin e akteve seksuale ishte mosha 14-15 tani kjo është rritur duke shkuar në 17-vjeç.
Një tjetër efekt negativ që kanë sjelle rrjetet sociale në jetën e të rinjve të sotëm është se ata po bëhen më pak social dhe aktivë në jetën e përditshëm, duke rrezikuar kështu të bëjnë preh shumë lehtë e sëmundjeve si depresioni apo dhe të abuzimeve të ndryshëm .

 

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102