A gënjeni? Nëse thatë jo atëherë sapo gënjyet.
Një studim i shoqatës së psikologëve në Amerikë raporton se në bazë të një studimi të fundit, të gjithë njerëzit gënjejnë.
Nëse është e bardhë domethënë pa zarar apo e rëndë, s’ka rëndësi, natyra njerëzore është e ndërtuar që të ketë tendencën të mbrohet, dhe sipas psikologëve gënjeshtra është një lloj mbrojtje.
Të dhënat e studimit hedhin dritë dhe më shumë mbi numrin e gënjeshtrave që një njëri mund të thotë brenda një dite.
Amerikanët në moshën madhore shprehin të paktën 11 gënjeshtra në javë dhe të paktën një herë në jetë nuk rrinë dot as 10 minuta pa gënjyer.
Por pse gënjejmë?
Anketa e bazuar mbi intervistimin e mbi 100 studenteve të psikologjisë zbulon se shumica e njerëzve shprehin një gënjeshtër për tu mbrojtur ose për të mbrojtur të afërmit e tyre.
"Përshembull, nëse prindërit e tu, të kanë bërë një dhuratë për ditëlindje, por ty nuk të pëlqen, për të mos i lënduar ti gënjen. Pra pavarësisht qëllimit në fund mos rrëfimit të së vërtetës të bënë të thuash një gënjeshtër" shpjegon një nga studiuesit.
Por a mundet të kuptojmë një gënjeshtër?
Ekspertët shpjegojnë se ne mund të kemi sukses vetëm në 53% të rasteve për të kuptuar nëse po na gënjejnë.
Lëvizja e duarve në mënyrë shpeshtë, mënyra se si flasim dhe shikimi me sy në tokë janë 'tradhtarët e gënjeshtarëve'. Gjithsesi ata që gënjejnë më pak thonë ekspertë janë persona më të përgjegjshëm e nuk do kenë probleme të shëndetit mendor. Ndërsa gënjeshtarët nga frikat se mos zbulohen vuajnë pasojat e renave që bëjnë.