INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimet shpjegojnë përse vazhdojmë të qëndrojmë në lidhje/martesa të dështuara

Studimet shpjegojnë përse vazhdojmë të qëndrojmë në lidhje/martesa të dështuara

Publikuar më: 10:31 12-05-2017

Ka një shpjegim  pse shumica prej nesh qëndrojnë në një marrëdhënie të dështuar. Pse vazhdojmë të investojmë kohë, para dhe përpjekje  në njerëz që kanë “gëlltitur” periudhën më të bukur të jetës sonë.

Studiuesit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të efektit “shpenzime të  fundosura” Zakonisht ky term përdoret në ekonomi dhe ndodh kur një kosto nuk mund të mbulohet.

Mendoni këtë për shembull: Ju bini një biletë për të parë një film. Në gjysëm të tij ju e kuptoni se filmi nuk vlen fare, por tashmë i keni shpenzuar paratë  më parë për biletën si dhe keni investuar kohë për të shkuar . Ndaj nuk ka gjasa të dilni jashtë.

Psikologët e Universitetit të Minhos në Portugali bënë pikërisht këtë dhe gjetën individë që kishin më shumë gjasa të qëndronin në një marrëdhënie të dështuar nëse kishin investuar kohë, para dhe përpjekje në atë marrëdhënie.

Ata dolën në përfundimin se koha e investimit në një marrëdhënie ndikon ndjeshëm në kohën që individët qëndrojnë në të.

Marrëdhëniet negative të gjata apo të shkurtra, mund të ndikojnë jashtëzakonisht në jetën tonë.

Le të përdorim këto gjetje për të ndihmuar veten dhe miqtë tanë të dinë kur duhet të investojnë dhe kur duhet të heqin dorë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381