INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi/ 4% e shqiptarëve të varur nga alkooli, nga impotenca arrijnë në përdhunime

Studimi/ 4% e shqiptarëve të varur nga alkooli, nga impotenca arrijnë në përdhunime

Publikuar më: 09:01 31-07-2017

Varësia nga alkooli është një fenomen në rritje për shqiptarët. Ekspertët thonë se më të prekur janë moshat 30 – 60 vjeç.
Shpëtim Noksani, drejtor i Klinikës Trajtuese të Varësisë Alkoologjike tha se “3,5- 4 % e popullsisë janë të sëmurë nga varësia alkoolike, pa futur ata që kanë varësi të dyshtë alkool-drogë.”
Studimi i fundit i realizuar prej tyre ka nxjerrë në pah se personat e alkoolizuar krahas dëmtimit të vetes dhe degradimit të çdo marrëdhënie, arrijnë deri në dhunë seksuale ndaj bashkëshortes.
“Për dhunën që ushtrohet brenda shtëpisë, viktimizimin e fëmijëve, viktimizimin dhe pastaj për dhunën seksuale që ushtrohet nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes… 71,4% ushtronin dhunë brenda shtëpisë, edhe tek fëmijët dhe brenda kësaj, 53% ushtronin dhunë seksuale të drejtpërdrejtë.”
Studimi është realizuar nga Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike. Ekspertet shpjegojnë edhe arsyet se perse personat e alkoolizuar arrijnë në dhunë seksuale.
“Dy ishin arsyet, se pari zhvillimi i impotencës sekondare mashkullore për shkak të sasisë së madhe toksikuese të alkoolit dhe impotenca sekondare mashkullore psikologjike, pra bashkëshorti për shkak të varësisë alkoolike gjeneron çrregullim humori, depresion dhe çrregullim personaliteti antisocial, për shkak të këtyre çrregullimeve madhore që janë të natyre psikotike ai arrinte dhe ne situata halucinative…. për shkak të kësaj impotence psikologjike nuk arrihej raporti seksual, ushtronte dhune edhe në marrëdhënie të pavullnetshme deri në përdhunime, ofendime denigrime vënie në lojë, përdorimi i fëmijëve për ta denigruar bashkëshorten…”
Ekspertët thonë se varësia alkoolike është një sëmundje që duhet trajtuar, pasi në jo pak raste ka çuar edhe në krime brenda familjes

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057