INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: 6 mënyrat si t’i bëni më të lumtur fëmijët tuaj

Studimi: 6 mënyrat si t’i bëni më të lumtur fëmijët tuaj

Publikuar më: 14:28 05-03-2017

Shumë prej nesh shqetësohen me të drejtë nëse fëmijët e tyre janë apo jo të lumtur. Prindërit ëndërrojnë gjëra të mëdha për fëmijët e tyre, si karriera të suksesshme e fitimprurëse, arritje të larta akademike, pse jo të bëhen edhe yje botërorë. E për këto arsye, prindërit ushtrojnë “presion” ndaj fëmijëve në mënyrë që të punojnë më shumë, por shpesh, ato çfarë i bëjnë ata të lumtur, janë gjërat e mëdha në “pako” të vogla.

Pra ka të bëjë me domethënien e thjeshtë por të thëllë të fjalëve apo veprimeve që zgjedhim për t’i përdorur me ta. Nuk duhet të ushtrojmë presion ndaj tyre, por t’u “imponojmë”siguri që të jenë të suksesshëm dhe të lumtur.  Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur disa specialistë psikologë të universiteteve amerikane, dhe kanë listuar 6 mënyrat e thjeshta si ti bëni të lumtur ata

1-Mos bëni diskutime të ashpra dhe zenka në prani të tyrë         
Fëmijët thithin gjithçka, duke përfshirë edhe fjalët tuaja, edhe pse ndoshta nuk e dinë gjithmonë kuptimin e tyre. Por ata dinë se si të përkthejnë tonet e ashpra, gjestet dhe shprehjet e fytyrës. Duke mos ditur se si të merren me problemet e të rriturve ata nuk do ndihen mirë, por të pasigurt.

2-Mos i krahasoni ata me të tjerët                                          
Nëse nuk doni që ata të ndihen të pavlerësuar, mos përdorni vëllezerëit dhe motrat apo të afërmit e tjerë si shembuj. Kjo vlen për të dy llojet e krahasimeve, si ato negative edhe ato pozitive.

3-Mësojuni atyre vlerën e emocioneve negative                             
Të jesh i zemëruar apo i trishtuar jo gjithmonë është diçka e gabuar. E gabuar është që këto emocione t’iu kontrollojnë juve. Mos i tejkaloni emocionet negative, por mësoni fëmijet tuaj se si t’u bëjnë ballë atyre.

4-Lejojini të bëjnë gabime                          
Prej gabimeve mësojmë, e prej gabimeve rritemi. Nëse bëjnë gabime, do të mësojnë se veprimet e tyre kanë pasoja. Nëse i qëndroni mbi kokë atyre, ata do të bëhen shumë kompleks dhe do të rriten me frikë. Le të dështojnë në përpjekjen e parë, e më pas ndihmojini ata.

5-Kushtojini rëndësi pikëpamjes së tyre për gjërat                          
Pavarësisht moshës, lerini ata të flasin. Edhe nëse ajo çfarë ata kanë për të thënë duket e parëndësishme apo e pakuptimtë për ju, është absolutisht e rëndësishme për ta. Dëgjojini ata, bisedoni çdo ditë rreth 15 minuta.

6-Jini të lumtur 
Shpeh herë prindërit, priret për të lënë mënjanë lumturinë e tyre për hir të fëmijëve tanë. Mos harroni se fëmijët ju shikojnë. Bëni atë që ju bën të lumtur dhe bëni të mundur që ata të kuptojnë se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të fundit është e vështirë për fëmijët që të jenë të lumtur kur prindërit e tyre nuk janë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.004274845123291