INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: 80% e fëmijëve në Shqipëri nuk do ta raportonin dhunën në familje

Studimi: 80% e fëmijëve në Shqipëri nuk do ta raportonin dhunën në familje

Publikuar më: 17:09 15-05-2016

Dhuna në familje është një fenonem, problem social, shumë i pranishëm në shoqërinë tonë. Edhe pse dihet se në Shqipëri ekziston një numër i madh rastesh të familjeve në të cilat ushtohet dhunë në një mënyrë ose tjetër, numri i raportimeve është në masë shumë të vogël.

Pas studimit të bërë nga World Vision, e cila është një nga organizatat më të mëdha për fëmijët në vend rezulton se jo më pak se 80% e fëmijëve në Shqipëri nuk do ta raportonin dhunën në familjë. 

Matjet e World Vision tregojnë se shumica e fëmijëve ose nuk e dinë se ku të raportojnë rastet e abuzimit ose nuk besojnë se institucionet do mund t’i ndihmojnë.   80%  e fëmijëve të pyetur të moshës 8 deri në 12 vjeç nuk do ta raportonin dhunën tek insitucionet përkatëse.

Nisur nga kjo situatë, Drejtori Kombëtar i “World Vizion”, Toni Gogu i kërkon MMSR-së, që të nisë sa më shpejt të jetë e mundur zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale, që u lançua një ditë më parë nga Ministri Blendi Klosi, sepse sipas tij  kjo strategji duhet ti shërbejë shëndoshjes së familjes, për shkak se aty është baza e mirëqenies së fëmijëve.  

Article Logic
Execution time: 0.0044159889221191