INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Adoleshenca zgjat për të gjithë, kur konsiderohesh i rritur…

Studimi: Adoleshenca zgjat për të gjithë, kur konsiderohesh i rritur…

Publikuar më: 12:12 21-03-2019

Nëse deri më tani keni menduar se kur mbushni 18-vjeç jeni në moshë madhore, duhet të rimendoheni. Studimet duket se kanë një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të mbeten adoleshentë edhe pse vitet kalojnë.

Një grup ekspertësh neurologë në Britaninë e Madhe kanë arritur në përfundimin se i rritur konsiderosh rreth të tridhjetave, sigurisht me ndryshime nga një person tek tjetri.

Në shumë shtete të botës në moshë madhore konsiderohesh kur mbush 18-vjeç, por kërkimi i fundit sugjeron se edhe kur arrin moshën 18 vjeçare vijojnë të ndodhin ende ndryshime në trurin e njeriut.

Ndryshime të tillë shpjegojnë ekspertët ndikojnë sjelljen dhe të zhvillohen më shumë problemet me sëmundjet mendore.

Një prej mjekëve shprehet se është absurde të kesh një përcaktim përfundimtar për periudhën kur kalohet nga fëmijëria në moshë madhore. Ai shpjegon se edhe gjykatësit e njohin diferencën mes një të ndaluari 19 vjecar dhe një personi tjetër që është në fund të tridhjetave.

Një tjetër neurolog i Univeristetit të Kalifornisë nënvizon se njerëzit janë në një rrugëtim, në një trajektore.

Ai thekson shkallën e ndryshueshmërisë individuale në zhvillimin e trurit, duke shtuar se sistemet arsimore priren të përqëndrohen gabimisht në grupe, e jo në individë.

Kujtojmë se një vit më parë një tjetër studim shpjegoi se mosha e adoleshencës duhej shtyrë, duke u ndalur rreth moshës 24 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865