INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Arsyeja pse e urreni punën tuaj lidhet me aktivitetin seksual

Studimi: Arsyeja pse e urreni punën tuaj lidhet me aktivitetin seksual

Publikuar më: 20:39 07-03-2017

Nëse ju e urreni punën tuaj dhe ndiheni ta pamotivuar, atëherë nuk ka të bëjë vetëm me shefin tuaj, por edhe jetën tuaj seksuale. Një mënyrë jetese e lumtur, është e lidhur edhe me aktivitetin seksual, dhe shkenca e ka vërtetuar këtë.

Një studim i ri nga Universiteti i Oregon u zhvilluar në lidhje me punën dhe seksin për punëtorët e martuar. Personat që morën pjesë në këtë studim, plotësuan 159 pyetsorë çdo ditë për dy javë rresht. Pjesëmarrësit në studim u pyetën se sa herë kanë bërë seks dhe si ishte humori i tyre në punë ditën tjetër. Kush ishte zbulimi i madh? Ata që kanë bërë më shumë seks, janë ndjerë më të kënaqëur në ditët e punës. Studiuesit shpjeguan  se ky efikasitet profesional mund të vjë nga rritja e dopaminës dhe oksitocinës, të cilat rrisin nivelin e humorit që ndodh pas seksit.

Një nga profesorët e studimit tha: Seksi sjell përfitime sociale, emocionale dhe fiziologjike, dhe është e rëndësishme për ta vënë atë si prioritet”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607