INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi: "Bakteret e zorrëve mund të shkaktojnë autizëm" [VIDEO]

Publikuar më: 14:19 25-08-2017

Bakteret e zorrëve mund të shkaktojnë autizëm. Në këtë përfundim ka arritur një kërkim shkencor i cili sugjeron se patogjenët në stomak ndryshojnë zhvillimin e trurit dhe mund të rrisin rrezikun e individit për tu prekur nga autizmi. Studimi zbuloi se ekzistonte një marrëdhënie në mes trurit, gutit dhe kortizolit të hormoneve të stresit të cilat duket se ndikojnë në mënyrën se si komunikohen 'mesazhet' në trup, gjë që mund të rezultojë me simptoma autizmi. Për ët arritur në këtë përfundim studiuesit analizuan gica gjatë një muaji. Këto kafshë u zgjodhën për faktin se zhvillimi i trurit dhe zorrëve i ngjan më së shumti asaj të njerëzve. Studiuesit shqyrtuan jashtëshqitjen e gicave për të përcaktuar nëse bakteret në zorrët e tyre ndikojnë në komponimet në gjak dhe trurin e tyre. Autori kryesor Austin Mudd nga Universiteti i Illinois , tha se "Ndryshimet gjatë foshnjërisë mund të kenë efekte të thella në zhvillimin e trurit, dhe se është e mundur që mikrobiomi - ose grumbullimi i baktereve, kërpudhave dhe viruseve që banojnë në zorrën tonë të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Studiuesit thonë se kërkimet e mëtejshme janë të domosdoshme para se ky mekanizëm me tre drejtime të përdoret për të përcaktuar simptomat e autizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279