INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi/ Djathi kurues kundër qelizave kancerogjene

Studimi/ Djathi kurues kundër qelizave kancerogjene

Publikuar më: 13:20 22-01-2016

Ekspertët e Universitetit të Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pretendojnë se përbërësit e djathit, i sulmojnë dhe vrasin qelizat kancerogjene.

Sikur mos të mungonin arsyet, për të ngrënë këtë produkt të këndshëm ushqimor, tani shkencëtarët kanë gjetur edhe një të mirë tjetër të djathit.

Në përbërësit e djathit, bën pjesë edhe nisina, një peptid që lindë nga bakteri Lactoccotus lactis, që në mënyrë drastike, ka ulur nivelin e tumoreve tek minjtë. Në studimin e botuar në gazetën e Mikrobiologjisë së Aplikuar, thuhet se nisina ka mbytur 70 deri në 80 për qind të tumoreve, pasi minjve iu është injektuar kjo masë.
Megjithatë, këto eksperimente janë bërë vetëm në minj, ndërsa nuk janë dhënë sinjale të qarta, nëse ky përbërës, ndikon njëlloj edhe tek njerëzit.

Më shumë në këtë kategori: «
Ja si te pastroni gjakun nga yndyra »
Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092