INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i AIMS: Punonjësit, halli më i madh i bizneseve

Studimi i AIMS: Punonjësit, halli më i madh i bizneseve

Publikuar më: 11:22 14-10-2016

Burimet njerëzore janë pasuria e vërtetë e një kompanie që synon të shkojë gjatë në tregun e sotëm të bizneseve. Por pikërisht këto resurse, duket se janë edhe shqetësimi kryesor i kompanive në Shqipëri dhe Kosovë. Në një anketim ku janë përfshirë mbi 66 kompani biznesi në të dy vendet ka rezultuar se në 89% të rasteve sfida kryesore me të cilën hasen drejtuesit është angazhimi maksimal i punonjësve në punë. Jetëgjatësia e shkurtër e stafit në të njëjtin vend pune është vërejtur në 50% të rasteve. Por kjo pasohet me një tjetër problematikë; vështirësinë për të gjetur talente të reja apo njerëz të specializuar për ato vende pune që ofrohen. E ky fenomen vihet re në pjesën dërrmuese të kompanive, në 90% të rasteve. Anketimi i realizuar nga AIMS Insternational Albania, një kompani specializuar në sektorin e menaxhimit të kapitalit njerëzor, ka për qëllim që të kuptojë se cilat janë vështirësitë që ndeshin këto kompani në lidhje me kapitalin njerëzor.  E në fakt të dhënat janë jo pak shqetësuese, kur shifrat tregojnë mungesën e burimeve njerzore të specializuara në kompanitë e biznesit në këto dy vende. Por dhe në rastin kur ata janë të specializuar, punonjësit kanë tendencë të largohen nga kompanitë që punojnë. Studimi u paraqit në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Tirane ku morën pjesë 120 ekspertë të huaj nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668