INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i “Economist”: Trump president, rrezik global

Studimi i “Economist”: Trump president, rrezik global

Publikuar më: 11:28 17-03-2016

Zgjedhja e mundshme e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë konsiderohet si pjesë e dhjetë rreziqeve më të mëdha që i kanosen botës sipas Njësisë Inteligjente të gazetës prestigjoze “The Economist”.  Raporti analizon se Trump është shprehur kundër tregtisë së lirë si dhe e ka cilësuar Kinën si një manipulatore të monedhës. Ai ka marrë gjithashtu një qëndrim ekstremisht të djathtë për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe konsideron nisjen e një inkursioni për të shkatërruar ISIS dhe për të përvetësuar rezervat e Naftës.

Zgjedhja e kandidatit republikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, është rradhitur në dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës nga Njësia Inteligjente e gazetës presitigjoze, ‘The Economist’.

Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se qëndrimet e miliarderit amerikan kundër Tregtisë së lirë mund të cënojnë disa marrëveshje ekonomike përfshirë atë të Partneritetit të Trans-Paqësorit, që u firmos në shkurt të këtij viti.

Trump ka shfaqur armiqësi ndaj Kinës duke e cilësuar këtë të fundit si manipulatore të monedhës, ndërkohë që retorika e tij ka goditur ashpër edhe fqinjët jugorë të meksikës. Sipas the economist, këto veprime mund të hapin një luftë të re për tregtinë.

Me shqetësim të madh shihen edhe premtimet e bëra nga Trump sa i përket Lindjen e Mesme.

Republikani ka premtuar se do të ndalojë myslimanët që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara si dhe ka premtuar një ndwrhyrje ushtarake në Siri për të shkatërruar ISIS dhe rrjedhimisht për të përvetësuar rezervat e naftës. Në mbyllje të materialit të publikuar, gazeta prestigjoze shkruan se probabiliteti i një fitoreje të Trump vijon të mbetet më i ulët se ai kandidates demokrate. Megjithatë, një zgjedhje potenciale e Trump në krye të Shtepisë së Bardhë rrezikon të prishë disa rende politiko-ekonomike globale.

“The Economist” rradhit si rrezikun kryesor potencial që i kanoset botës një ngadalësim drastik të rritjes ekonomike të Kinës, mundësinë e nisjes së një lufte të re të ftohtë si pasojë e ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë e Siri, si dhe paqëndrueshmërinë e monedhave ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627