INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i fundit do t’ju çudisë! Shumica e meshkujve lidhen me femrat që i ngjajnë....

Studimi i fundit do t’ju çudisë! Shumica e meshkujve lidhen me femrat që i ngjajnë....

Publikuar më: 16:36 26-03-2019

Rezultatet vijnë nga një test personaliteti të realizuar nga ‘eharmony’, që vlerëson psikologjikisht burrat, partneret dhe nënat e tyre.Sipas një studimi të kryer së fundmi, 64% e meshkujve janë në marrëdhënie me një partnere që ndan tipare të rëndësishme të karakterit me nënën e tyre.

Gjatë kërkimit, studiuesit krahasuan 18 tipare kyç të personalitetit që nënat dhe partneret e djemve të tyre ndanin me njëra tjetrën. Nivelet e tolerancës, respektimi dhe vlerësimi i opinioneve të të tjerëve varësisht nga dallimet, rezultuan të jenë tiparet më të përbashkëta mes nënave dhe partnereve të djemve të tyre, sipas cna. Këto pasoheshin nga rëndësia që i kushtohet monogamisë dhe tendenca për të qenë të ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Rachael Lloyd, eksperte e marrëdhënieve në eharmony thotë:

Gjetjet e studimit tonë për personalitetet përputhen plotësisht me psikologjinë evolucionare. Dihet tashmë se ne synojmë të emigrojmë drejt njerëzve që kanë tipare të ngjashme me ne dhe, në shkallë të ndryshme, kërkojmë të rikrijojmë aspektet e marrëdhënieve tona me prindërit tanë. Me nënat si kujdestaret tona parësore në jetë, nuk është befasi që burrat të tërhiqen nga gratë që posedojnë vlera të ngjashme.”

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531