INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i Harvard, ja nga lind homoseksualiteti

Studimi i Harvard, ja nga lind homoseksualiteti

Publikuar më: 10:18 30-08-2019

Nuk ekziston gjeni i homoseksualitetit.

Sjellja seksuale përcaktohet nga një miks shumë komples faktorësh gjenetikë dhe mjedisor, në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga ekspertë të Harvard.Studime të mëparshme kanë sugjeruar se faktorët gjenetikë mund të përcaktonin sjelljen seksuale, dhe një nga pikat më të forta ishte kromozomi X.

Por në kërkimin e fundit i cili mori në testim 100 kampione më shumë u vërtetua se e vërteta ishte ndryshe. Ata skanuan gjenet, të gjithë përbërjen gjenetike të 409 mijë njerëzve të regjistruar në projektin Biobank në Angli si dhe 68 mijë e 500 të regjistruar në kompaninë e amerikane të gjenetikës 23and Me.Pjesëmarrësit u pyetën nëse kishin partnerë të të njëjtit seks si dhe partner të seksit të kundërt.

Ekspertët dolën në përfundim se gjenetika mund të përbënte mes 8-25% të sjelljeve të të njëjtit seks në të gjithë popullsinë.

Gjenet homoseksuale nuk u gjetën por lidhur me sjelljen ata thonë se janë gjetur disa variante specifike që lidhen me hormone seksuale. Por të gjitha bashkë përbënin nën 1% të sjelljeve të orientimit seksual.

Studiuesit shprehen se nuk ka asnjë gjen të vetëm homoseksual edhe nëse kryen një test gjentik për të zbuluar nëse do të keni marrëdhënie me një person të të njëjtit seks nuk do të funksionojë. Është e pamundur të parashikosh sjelljen seksuale të një individi nga gjenet, një ndikim shumë kompleks ka mjedisi dhe kultura.

Megjithatë ky studim mbetet shumë kontrovers duke shkaktuar debate mes ekspertëve.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876