Marihuana, e njohur me emrin shkencor "kanabis", është përdorur për të eksperimentuar trajtimin e sëmundjeve kronike të inflamacionit të zorrëve.
Sëmundja e traktit digjestiv godet 400,000 - 600,000 njerëz vetëm në Amerikën e Veriut duke shkaktuar dhimbje abdominale, diarre (të cilat mund të jenë me gjakderdhje), vjellje të rënda, humbje peshe, si dhe irritim të lëkurës, artrit, inflamacion të syrit, lodhje, mungesë përqëndrimi.
Pirja e marihuanës rezultoi të ishte efektive në zhdukjen e kësaj sëmundjeje ndërsa tek disa të tjerë në zbehjen e saj dhe krahasimi u bë me pacientët të cilët nuk kishin konsumuar. Studiuesit në Qendrën Spitalore Mjekësore të Izraelit, morën në testim 21 persona me sëmundje të rënda të zorrëve të cilëve iu dhanë të konsumonin marihuanë për tetë javë. Cigaret e standardizuara të kanabisit, përmbanin 23 për qind THC dhe 0.5% CBD (cannabidiol). Marihuana e tillë është e disponueshme në raftet mjekësore të San Franciskos, Oakland dhe në qytete të tjera që kanë të lejuar përdorimin e saj në barna.
Për më tepër, subjektet që marrin kanabis , kanë raportuar oreks të përmirësuar dhe gjumë të qetë , pa efekte anësore të rëndësishme. Ky është studimi i parë klinik i kontrolluar nga placebo për të vlerësuar konsuminin e kanabisit në trajtimin e Crohn-it (sëmudnjes së inflamancionit të zorrëve).
Megjithatë ende SHBA mendon se marihuanna ëhstë po aq e rrezikshme sa heroina dhe nuk ka përdorim mjekësor. Madje prokurorja e SHBA, Melinda Haag po lufton që kanabis të mos ketë akses mjekësor.