INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i ri për kancerin e gjirit është shokues, zbuloni përse

Studimi i ri për kancerin e gjirit është shokues, zbuloni përse

Publikuar më: 21:01 17-10-2016

Për vite me rradhë, gratë janë inkurajuar për të bërë rregullisht vetë-ekzaminimin e gjoksit për të kontrolluar nëse ka ndryshime. Kjo, siç thonë gratë, është një mënyrë për të zbuluar më herët kancerin e gjirit. Por tashmë, një studim i ri tregon se ky vetëkontroll nuk parandalon vdekjet nga kanceri i gjirit, për më tepër mund të ketë efekte negative.

Dr Brett Montgomery, një mjek i përgjithshëm dhe akademik në Universitetin e Australisë Perëndimore, ka shkruar për “The Conversation” se ka një paradoks në vetë-ekzaminimin e gjirit.

Duke ju referuar studimeve të kryera në Rusi dhe në Shangai, doktori tha që propaganda për femrat për të vërë vetë-ekzaminimin  duhet devijuar. Rezultatet e fundit tregojnë që rreth 400.000 femra janë të zhgënjyera nga ky lloj ekzaminimi. “Duke inkurajuar femrat që të ekzaminojnë vetë gjoksin e tyre, nuk parandalon vdekjen nga kanceri i gjirit”, shkroi ai. “Por shkakton një alarm fals dhe një rritje të nevojës për biopsi (Duke përfshirë prerjen kirurgjikale).

Article Logic
Execution time: 0.0023500919342041