INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i ri tregon pse bebet duhet të flenë me prindërit deri 1 vjeç [FOTO]

Studimi i ri tregon pse bebet duhet të flenë me prindërit deri 1 vjeç [FOTO]

Publikuar më: 15:18 25-10-2016

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka nxjerrë udhëzime të reja në lidhje me periudhën kohore që një foshnje duhet të flejë me prindërit. Ata shprehen se një foshnje duhet të flejë në një dhomë me prindërit për 6 muaj ose deri në 1 vit. Duke marrë parasysh rrezikun e vdekjeve lidhur me gjumin, kjo bëhet me qëllimin për ta minimizuar diçka të tillë.

Këshillohet që foshnjet të mos flenë në të njëjtin shtrat me prindërit sepse kështu mund të zvogëlohet deri në 50% rreziku i sindromës së vdekjes së papritur.

Pediatrit këshillojnë që foshnjat të mos mbahen në të njëjtin shtrat me prindërit, pasi kështu  rritet rreziku i sindromës së vdekjes së papritur tek të porsalindurit. Ato duhet të flenë të vetme në krevatin e tyre të vogël, pa dyshekë të butë dhe pa jastëkë.

Ndarja e shtratit me bebet përbën rrezik për vdekjen e tyre dhe kjo përbën më shumë rrezik për foshnjat nën katër muaj dhe për ato foshnja që kanë lindur mbi ose nën peshë (me lindje të parakohshme).

Qumështi i gjirit mund të ndihmojë në parandalimin e SIDS(sindromës së vdekjes së parakohshme), por nënat ende nuk duhet të flenë me foshnjat në shtretërit e tyre  dhe duhet të respektojnë këto këshilla të pediatërve. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434