INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi/ Kush ka hequr apandesitin, rrezikohet nga Parkinson

Studimi/ Kush ka hequr apandesitin, rrezikohet nga Parkinson

Publikuar më: 09:02 13-05-2019

Të gjithë ata persona të cilët kanë qënë të detyruar te heqin apandesitin janë më të rrezikuar që në moshë më të hershme të preken nga sëmundja e Parkinson, e cila shpjegohet më thjesht si çrregullim i sistemit nervor që ndikon në lëvizje trupore.

Në këtë përfundim ka arritur një kërkim i fundit i realizuar nga një grup mjekësh merikanë. Ata morën në monitorim rreth 62 milionë pacientë dhe zbuluan se ata që i ishin nënshtruar një operacion ishin më shumë të riskuar të zhvillonin sëmundjen e Parkinson.

Në të gjithë botën rreth 10 milionë persona vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa zbulimi i fundit mes apandesitit dhe Parkinson mund të japë më shumë të dhëna se kur dhe përse nis të zhvillohet sëmundja e crregullimit të sistemit nervor.

Duke analizuar të dhënat e pacientëve amerikanë ekspertët arritën në përfundimin se një përqindje e konsiderueshme e tyre që kishin nisur të prekeshin nga Parkinson, ishin operuar më parë nga apandesiti, në mënyrë emergjente ose jo.

Ende specialistët nuk janë të sigurt sesi apandesiti është i lidhur me sëmundjet nervore por ky kërkim sugjeron se janë në rrugën e duhur nëse ndjekin një proteinë të veçantë.

Në vitin 2003 një grup kërkuesish gjermanë u shprehën se arkinson ndoshta është një sëmundje gjeneza e së cilës mund ta nis në zorrë dhe jo në tru. Prandaj edhe ky studim i fundit merr një tjetër rëndësi.

Article Logic
Execution time: 0.0021810531616211