INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi mahnitës dhuron shpresë: Ilaç që kuron autizmin?

Studimi mahnitës dhuron shpresë: Ilaç që kuron autizmin?

Publikuar më: 11:23 19-10-2016

Shkencëtarët kanë zbuluar një difekt në qelizat e personave të prekur nga autizmi, dhe që tani ekizstojnë dy medikamente të aprovuara që mund ta luftojnë.

Në 50% të rasteve, autizmi është i shkaktuar nga një çrregullim gjenetik i quajtur tuberous sclerosis complex (TSC). Pavarësisht viteve të tëra të studimit, TSC mbetet e pakurueshme. Megjithatë, një studim i ri në Spitalin e Fëmijëve në Boston sugjeron se ky çrregullim mund të shkaktohet nga një difekt në mënyrën se si qelizat riciklojnë mitokondrinë, e cila konsiderohet ndryshe si bateria e qelizës. Shkencëtarët tregojnë se ekzistojnë dy lloj ilaçesh që e sulmojnë këtë defekt, carbamazepine (ilaçi i epilepsisë) dhe ilaçe të tjera të njohura si mTOR inhibitors. Kur trajtohen, neuronet që nuk funksionin ishin të afta të pastronin mitokondritë e dëmtuara dhe të rivendosnin mitokondri të shëndetshme, duke e kthyer gjithçka në normalitet. Shkencëtarët besojnë kështu se studimi hap mundësi të reja trajtimi jo vetëm për TSC, por edhe për forma të tjera autizmi dhe çrregullimeve neurologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553