INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi më i ri për sëmundjen e Alzheimer-it për gjyshërit do t’ju habisë! [VIDEO]

Studimi më i ri për sëmundjen e Alzheimer-it për gjyshërit do t’ju habisë! [VIDEO]

Publikuar më: 10:53 06-10-2016
Kjo sëmundje konsiderohet si e shekullit.
Shumë të moshuar kanë mundësi për t’u prekur nga ajo. Studimi më i ri ka dalë në përfundimin se gjyshërit që janë kujdesur për nipërit e tyre kanë më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Fëmijët kanë mënyra shumë energjike për t’i mbajtur ata në lëvizje.
Të qënurit gjysh është një ndër gjërat më të mrekullueshme, por përveç kësaj ka funksion edhe në heqjen e mundësisë për t’u prekur nga dementia dhe  Alzheimer. Studimi pëfshiu 120 gjyshër në Australi dhe gjeti se ata që kujdeseshin për nipërit e tyre kishin më shumë mundësi për të qenë të shëndetshëm.
Studimi sqaroi se gjyshërit që kujdeseshin për nipërit më shumë se 5 ditë në javë janë më të sigurt në lidhje me këto sëmundje. Mendja e tyre do qëndronte më shumë aktive nëse kujdesën për fëmijët e fëmijëve të tyre.
Një “ Bravo” për të gjithë gjyshërit e atyre që po lexojnë këtë informacion dhe keni kujtime të bukura me to. Për më tepër shikoni videon:

Burimi: Auntyacid
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779