INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi/ Meshkujt ''rriten'' në moshën 43 vjeçare – 11 vite më vonë sesa femrat

Studimi/ Meshkujt ''rriten'' në moshën 43 vjeçare – 11 vite më vonë sesa femrat

Publikuar më: 17:06 28-05-2019

Një studim mbi diferencat në pjekuri mes gjinive ka zbuluar se dy gjinitë mbesin të “papjekura” deri në vitet e vonshme të 30’ta dhe vitet e hershme të 40’ta.

Por, mosha mesatare kur femrat piqen apo “rriten” është 32 vjeç.

8 nga 10 femra besojnë se meshkujt asnjëherë nuk do të ndalen së qeni fëmijëror – ku gjestet e tyre më të zakonshme janë gromësimat, konsumimi i ushqimeve të shpejta në orët e hershme të mëngjesit, vozitja e shpejtë e veturës, luajtja e video-lojërave, etj.

Heshtja gjatë fjalosjeve, paaftësia për të gatuar shujta të thjeshta dhe ri-tregimi i të njëjtave barsoleta janë vlerësuar po ashtu si shenja të pamaturisë te meshkujt.

Dy gjinitë janë pajtuar se femrat e arrijnë pjekurinë shumë më herët sesa meshkujt, mesatarisht në moshën 32 vjeçare.

Edhe meshkujt e kanë përshkruar veten si të papjekur – më saktësisht 1 në 4 meshkuj e ka pranuar këtë fakt.

Përndryshe 1 në 3 femra e kanë përfunduar një lidhje për shkak se e kanë humbur durimin për papjekurinë e mashkullit.

Megjithatë, ka edhe ekspertë tjerë që thonë se papjekuria është e nevojshme në lidhje sepse sigurohet që lidhja të mbetet argëtuese dhe e freskët.

Madje, papjekuria u ndihmon meshkujve edhe të lidhen më mirë me fëmijët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051