INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi, meshkujt shqiptarë të parët në rajon për dhunë seksuale

Studimi, meshkujt shqiptarë të parët në rajon për dhunë seksuale

Publikuar më: 10:34 07-03-2019

Veç dhunës fizike dhe psikologjike shumë femra shqiptare përjetojnë dhe dhunë intime. Kjo lidhet me detyrimin për të kryer marrëdhnie seksuale me partnerin e tyre pa dëshirë. 

Këtë konstatim e ka bërë publik Organizata per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në një prej studimeve më të mëdha të realizuara mbi dhunën në familje.
17 për qind e grave të anketuara në Shqipëri kanë thënë se ndihen të detyruara të kryejnë marrëdhie intime me partnerin e tyre.
Më të dhunshëm në këtë aspekt, në të gjithë Evropës Juglindore rezultojnë të jenë meshkujt e Kosovës, ku 26 për qind e femrave janë përgjigur se kryejnë marrëdhënie me detyim.
Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të "tolerancës”.
Sipas raportit, gratë me të rrezikuara janë ato që jetojnë në varfëri, varësi ekonomike dhe gratë me fëmijë.

Një tregues tjetër ka të bëjë me trajtimin e dhunës si çështje private. Shumë prej grave që përjetojnë dhunë kërkojnë ndërhyrje nga familjarët e tyre për të sheshuar mosmarrëveshjet me partnerët. Ky tregues në Shqipëri është 56 për qind, ndërsa në Kosovë 62 për qind. Bazuar studimit, më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre, ndërsa një e pesta mendojnë se dhuna është shumë e zakonshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039727687835693